Interi mposht Sassuolon, Dzeko heroi i “Nerazzurëve”

Interi mposht Sassuolon, Dzeko heroi i “Nerazzurëve”

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Sassuolos dhe Interit, ku ky i fundit ka arritur të arkëtoj pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Citta del Tricolore”, Interi e ka mposhtur si mysafirë Sassuolon me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili kalon Interin në epërsi prej 1:0 në minutën e 44’ të ndeshjes.


Sassuolo arriti ta barazojë rezultatin në 1:1 në pjesën e dytë, përmes golit të Davide Frattesi në minutën e 60’ të ndeshjes.

Ndërkaq, heroi i “Nerazzurëve” në këtë përballje është sulmuesi Edin Dzeko, i cili shënon golin e dytë personal dhe të fitores për Interin në minutën e 75’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Interi tani ngjitet në vendin e shtatë në tabelë në kuotën e 15 pikëve, krahas Sassuolos që renditet në vendin e nëntë me 12 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 2:1 në favor të Interit.

Lexo edhe

Video