Interi merr tre pikë të mëdha nga Atalanta

Interi merr tre pikë të mëdha nga Atalanta

Interi i ka arkëtuar tre pikë jashtëzakonisht të mëdha në xhiron e 15 të Serie-A duke e mposhtur Atalantën si mysafir me rezultat 3-2.

Një ndeshje e nivelit të lartë u zhvillua gjatë gjithë 90 minutave pasi skuadrat kishin pikë të barabarta deri para kësaj sfide, transmeton KosovaPress.

Goli i parë u shënua në minutën e 26’ kur Lookamn e i kaloi vendasit në epërsi nga penalltia, por vetëm pas dhjetë minutave Edin Dzeko shënoi për Interin duke e rikthyer baraspeshën në rezultat dhe skuadra shkuan në pushim.


Ishte sërish sulmuesi boshnjak ai i cili u shfaq në skenë në pjesën e dytë duke shënuar për 2-1 në të mirë të Interit në minutën e 56’.

Goditjen e madhe skuadrës së Gasperinit idha Palomino i cili shënoi autogol në minutën e 62’ duke e dyfishuar epërsinë e Interit në 3-1.

Ndeshja u bë shumë më interesante në 10 minutat e fundit pasi Palomino ngushtoi rezultatin në 3-2 në minutën e 77’, por kjo ishte e gjitha që Atalanta arriti të bënte.

Kjo fitore e çon Interin në vendin e katër me 30 pikë, kurse Atalanta mbetet e gjashta me 27 pikë.

Lexo edhe

Video