Interi fiton derbin me Napolin, ndizet lufta për titull në Serie-A

Interi fiton derbin me Napolin, ndizet lufta për titull në Serie-A

Pesë gola janë shënuar në derbin e javës së 13-të të Serie-A ku u përballën dy skuadra që po luftojnë direkt për titull, Interi dhe Napoli.

Në ndeshjen e zhvilluar një stadiumin “Giuseppe Meazaa” u zhvillua një lojë spektakolare gjatë gjithë 90 minutave, transmeton KosovaPress.


Pas vetëm 17 minutave lojë, Napoli kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Zielinski, por deri në fund të pjesës së parë, “Neroazzurrët” e përmbysën rezultatin duke shënuar dy gola. Së pari Calhanoglu shënoi nga penalltia për 1-1 nga penalltia dhe pastaj një minutë para mbylljes së pjesës së parë Ivan Perisic shënoi me kokë për epërsinë e parë të Interi.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Lautaro Martinez e çoi epërinë e Interi në 3-1 në minutën e 44’, ndërsa Napoli e rihapi ndeshjen me golin e Martens të shënuar në minutën e 78’, por kjo ishte e gjitha që ia dolën të bënin në këtë sfidë.

Pas kësaj fitoreje. Interi renditet i treti në tabelë me 28 pikë, vetëm tri më pak se Napoli dhe Milani që ndajnë kreun e tabelës.

Lexo edhe

Video

error: