Interi dhe Lazio po i finalizojnë detajet e fundit, Correa do të vishet zikaltër

Interi dhe Lazio po i finalizojnë detajet e fundit, Correa do të vishet zikaltër

E kërkoi me këmbëngulje dhe trajneri i ri i Interit pritet që së shpejti ta ketë në radhët e skuadrës së tij sulmuesin argjentinas Joaquim Correa.

Inzaghi e kishte stërvitur Correan te Lazio dhe pasi mori drejtimin e Interi e kërkoi me ngulm transferimin e tij, sidomos pas largimit të Romelu Lukakut, përcjellë KosovaPress.


Negociata e gjata ndërmjet dy klubeve italiane janë shumë afër përfundimit në të mirë të Interit.

Lazio është pajtuar me largimin e lojtarit si huazim njësezonal me obligim të blerjes për 30 milionë euro. Tashmë janë duke u mbyllur detajet e këtij operacioni pasi lojtari ë kërkoi me ngulm kalimin te Interi edhe pse për shërbimet e tij interesim kishte shprehur edhe skuadra e Premier Ligës, Evertoni.

Lexo edhe

Video

error: