Interesimi nga Liverpooli, Bayerni e United, Gavi zbulon arsyen pse rinovoi kontratën me Barcelonën

Interesimi nga Liverpooli, Bayerni e United, Gavi zbulon arsyen pse rinovoi kontratën me Barcelonën

Pavarësisht moshës, mesfushori Gavi po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij te Barcelona, të cilat kanë bërë që shumë gjigantë evropian të shprehin interesim në yllin e Barcelonës.

Gjatë merkatos verore raportohej për interesim nga Liverpooli, Bayern Munichu e Manchester United por që këto raportime nuk dolën të vërteta pasi që Gavi vazhdoi qëndrimin e tij në “Spotify Camp Nou”.

Gavi tani ka nënshkruar kontratën e tij të re te Barcelona, e cila do ta mbajë atë me gjigantin katalunas deri në vitin 2026, ku është përfshirë klauzola e lirimit prej një miliardë eurove, përcjell KosovaPress.


Tinejxheri i Barçës pas rinovimit të kontratës ka zbuluar arsyen çfarë e shtyu të vazhdojë të ardhmen me klubin.

“Jam tejet i lumtur këtu, kështu që është diçka që e kam ëndërruar që prej se kam qenë i vogël. Familja ime, agjenti im dhe unë gjithmonë jemi të qartë që ne duam të kemi sukses këtu te Barcelona”, tha Gavi.

Që prej debutimit të tij te Barcelona, Gavi ka arritur të bëjë 53 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video