Interesimi nga Chelsea për Aubameyang, Xavi merr vendimin

Interesimi nga Chelsea për Aubameyang, Xavi merr vendimin

Trajneri i Barcelonës, Xavi thuhet se e ka bërë të qartë se Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga skuadra, pas spekulimeve se Chelsea është i interesuar për sulmuesin.

Është raportuar se “Blutë” po konsiderojnë Aubameyang si një opsion të mundshëm për ta transferuar dhe tashmë janë zhvilluar bisedime me sulmuesin nga Gaboni, përcjell KosovaPress.

Mediumi spanjoll, “Diario Sport” raporton se Xavi e ka të qartë se Aubameyang nuk do të shkojë askund këtë verë.


Trajneri i Barcelonës e konsideron Aubameyang një pjesë të rëndësishme të skuadrës edhe pas ardhjes së Robert Lewandowski nga Bayern Munich.

Xavi mendon se pozicioni i qendërsulmuesit është i mbuluar në mënyrë perfekte me Aubameyang dhe Lewandowski, dhe beson se të dy mund të luajnë së bashku në disa ndeshje.

Aubameyang mbërriti në janar si një transferim i lirë, por shpejt bëri përshtypje, duke shënuar 13 gola në 23 ndeshje për të përfunduar sezonin 2021/22 si golashënuesi më i mirë i ekipit.

Sulmuesi i Barcelonës nuk është i vetmi sulmues që lidhet me Chelsean aktualisht. Benjamin Sesko i RB Salzburg mendohet gjithashtu të jetë në listën e ngushtë të klubit.

Lexo edhe

Video