Interesim i madh i qytetarëve për të “shpëtuar” paranë publike

Interesim i madh i qytetarëve për të “shpëtuar” paranë publike

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit nga ora 09:00 e mëngjesit në sheshin “Zahir Pajaziti është duke mbajtur një aktivitet simbolik.

Përmes këtij aktiviteti synohet që të mbrohet paraja publike, ku qytetarët kanë mundësinë që të shtypin butonin pranë kabinës ku po bëhet shkatërrimi simbolik i parave, ku sa herë që butoni shtypet shkatërrimi i parave ndërpritet për një minutë.

E në fotografitë e realizuara nga KosovaPress shihet se interesimi i qytetarëve për të parandaluar keqpërdorimin e parasë publike është tejet i madh.


Në fund të ditës, gjegjësisht pas 14 orësh punë, do të shihet se sa para kanë shpëtuar kryeqytetasit sot.

Ky aktivitet simbolik po mbahet në kuadër të performancës “Sinjalizo”, të organizuar nga Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit e cila përkrahet dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ndiqeni performancën LIVE:

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.