Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Inter – Milan, të rejat e fundit rreth formacioneve

Inter – Milan, të rejat e fundit rreth formacioneve

Është koha për një tjetër “Derby della Madonnina”, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ndeshja zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

Danilo D’Ambrosio është i vetmi lojtar i përjashtuar përfundimisht për “Nerazzurrët”, ndërsa duket se do të pushojnë Alessandro Bastoni, Achraf Hakimi dhe Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër, trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të jetë pa Gigio Donnarumman, i cili është i pezulluar pas fazës 1/16, kur ai protestoi për një vendim të arbitrit nga pankina dhe iu dha kartoni i kuq.

Davide Calabria, Sandro Tonali dhe Mandzukic pritet të jenë në stol.


Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet me fituesin e ndeshjes Juventus-SPAL në gjysmëfinale.

Formacionet e mundshme:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez

Milan: Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic

Lexo edhe

Video

error: