Inter merr një lajm të hidhur, i lëndohet mesfushori kryesor

Inter merr një lajm të hidhur, i lëndohet mesfushori kryesor

Pas Stefano Sensit dhe Matias Vecinos, tekniku zikaltër ka humbur për sfidën e nesërme ndaj Sampdorias, mesfushorin, Marcelo Brozovic.

Sipas “Sky Sport Italia” mesfushori kroat ka pësuar një dëmtim muskular dhe mund të qëndrojë larg fushave deri në 10 ditë.


“Marcelo Brozovic do ti nënshtrohet testeve mjekësore sot pasi lojtari ndjeu një shqetësim muskular gjatë stërvitjes së djeshme” shkruhet në deklaratën e Interit.

Ky është një lajm shumë i keq për Antonio Conten pasi i duhet t’i bëjë llogaritë mirë për takimin e nesërm.

Me mundësitë që janë të limituara në mesfushë nga minuat e parë mund të zbresin Galiardini dhe Valero.

Lexo edhe

Video