Inter-Liverpool, formacionet e mundshme

Inter-Liverpool, formacionet e mundshme

Pas emocioneve që dhuroi mbrëmë ndeshja ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Real Madridit që përfundoi me fitoren e skuadrës franceze, sonte Liga e Kampionëve ofron një tjetër sfidë spektakolare. 

Në stadiumin “Giuseppe Meazza”  me fillim nga ora 21:00 Interi e pret gjigantin anglez Liverpoolin për ta zhvilluar sfidën e parë ndërmjet tyre të fazës së eliminimit direkt, transmeton KosovaPress.

Simone Inzaghi dhe Jurgen Klopp vlerësuan lartë njeri-tjetrin në konferencat e tyre për shtyp duke thënë se do të jetë një ndeshje ndërmjet ty skuadrave me kualitete të mëdha brenda tyre.


Liverpooli vjen i kompletuar në këtë ndeshje, kurse nga radhët e Interit do të mungojnë Gisens, Correa dhe Barella, kurse janë në dyshim edhe Bastoni dhe Vecino.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez

Liverpool:  (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Robertson; Thiago, Fabinho, Keita; Salah, Jota, Mane

Lexo edhe

Video