Instituti i shëndetit publik, apelon për kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve

Instituti i shëndetit publik, apelon për kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve

Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, thuhet në apelnin e Instituti Kombëtar i cili I bën thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer


Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

–        para se të filloni të përgatisni ushqimin

–        pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

–        pas përdorimit të tualetit

–        pasi të pastroni hundën

–        pasi të prekni një kafshë

–        pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

Lexo edhe

Video