Institucionet zotohen për zbatim të Ligjit kundër duhanit
Lexohet për: 2 min.
350349564_167762742703331_4977410151344971586_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Institucionet e Kosovës janë zotuar për zbatim të ligjit dhe ashpërsim të masave për parandalimin e pirjes së duhanit në hapësirat publike dhe të mbyllura, në shënimin e Ditës Botërore pa duhan.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka thënë sot se në bazë të të dhënave, në Kosovë ka rënie të konsumimit të duhanit, por jo mjaftueshëm.

Ajo ka deklaruar se synimi i tyre është mbrojtja e shëndetit publik të qytetarëve nga duhan pirja, derisa ka përmendur edhe disa nga ndryshimet e mundshme të Ligjit kundër duhanit.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shprehur angazhimin e tij për respektimin e Ligjit për parandalimin e prijës së duhanit, teksa ka theksuar se deri tani janë bërë mbi 4000 mijë inspektime dhe janë shqiptuar rreth 500 gjoba.

Në anën tjetër, nikoqiri i takimit, drejtori Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani është shprehur se duhani është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë, andaj duhet të ulët niveli i konsumimit të tij.

https://kosovapress.com/admin/shenohet-dita-boterore-pa-duhan-ne-kemi-nevoje-per-ushqim-jo-per-duhan/

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Respektim të Ligjit kundër duhanit ka kërkuar edhe përfaqësuesi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/nis-dergimi-i-gjobave-me-poste-per-subjektet-qe-shkelen-ligjin-e-duhanit/
https://kosovapress.com/admin/flasin-nga-auv-per-gjobat-ndaj-shkelesve-te-ligjit-te-duhanit-dhe-inspektimin-e-kuvendit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024