InstaBuilt – shpresa që e kthen Kosovën në fuqi eksportuese në Evropë dhe Amerikë

InstaBuilt – shpresa që e kthen Kosovën në fuqi eksportuese në Evropë dhe Amerikë

Viteve e dekadave të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë se si ngritja ekonomike e Kosovës po vazhdon me ritëm të ulët, ndërkohë që standardi i jetesës vështirë se përmirësohet. Padyshim se kjo, ndikuar edhe nga shumë faktorë tjerë, ka ndikuar që dhjetëra mijëra të rinj të largohen nga atdheu i tyre e një pjesë e madhe e qytetarëve të mos gjejnë fare vend të punës në Kosovë.

Por, kjo padyshim se duhet të ndryshojë, e një prej mënyrave më të mira – sipas ekspertëve – është duke e fuqizuar vendin tonë përmes rritjes së prodhimit!

Me vizionin për ta shndërruar Kosovën në fuqi prodhuese e eksportuese, dhe për t’ju ofruar mundësi ideale të gjithë qytetarëve tanë që të kontribuojnë për shtetin e tyre teksa i gëzojnë benefitet e kushtet më moderne të punës, është themeluar tash e sa vite kompania kosovare-amerikane InstaBuilt.

Kush është InstaBuilt?

InstaBuilt është kompani gjigante vendore, e cila duke inkorporuar teknologjinë e lartë dhe aftësitë më të shkathëta inxhinierike ka arritur që sot me krenari të plotë të prezantohet si sinonim i suksesit të prodhimit vendor.

InstaBuilt është fabrika më e madhe njëkatëshe e dedikuar për ndërtimin modular dhe është e vendosur në Evropën Juglindore, në Kosovë.

InstaBuilt përbëhet nga dy linja prodhimi me gjithsej 40,000 metra katrorë prodhim, si një nga fabrikat më të mëdha e dedikuar për ndërtim të zgjidhjeve eko dhe bio me sistem të panelizuar dhe modular.

InstaBuilt ka sjell një risi globale në vendin tonë me një qëllim të vetëm: t’i shërbejë botës me trurin dhe punën e Kosovës!

Një ndër fabrikat më të shpejta të ndërtuara ndonjëherë brenda një viti, duke rezultuar me një kapacitet për të prodhuar dhe eksportuar nga 1000 dhe kapacitet zgjerimi deri në 4000 njësi në vit.

Përpos kapaciteteve prodhuese ka hapësirë ​​​​shtesë për zyre prej 5,700 m² që i përshtatet hapësirës së punës, objekteve, qendrës së inovacionit, showroom-it dhe nevojave të tjera të administratës.

E gjithë kjo për të përfaqësuar të ardhmen e ndërtimit jashtë vendit duke bashkuar cilësinë, shpejtësinë dhe çmimet konkurruese.

Çka bën saktësisht InstaBuilt?

InstaBuilt prodhon shtëpi më të qëndrueshme, dhe të ripërtritëshme, të ndërtuara nga druri duke kontribuar në reduktimin e emetimeve të CO2 në atmosferë.
Po ashtu të hapur për të prodhuar bazuar në nevojat dhe kërkesat specifike për projekte të ndryshme të pasurive të paluajtshme.


InstaBuilt ofron produkte të standardizuara, por edhe me porosi bazuar në nevojat e projektit të pasurive të paluajtshme. Me fjalë të tjera, ofron dhe panele, mure ose njësi modulare për qëllime të ndryshme, të tilla si shtëpi, apartamente, konvikte studentore, hapësira tregtare dhe projekte të tjera të lidhura me pasuritë e paluajtshme që mund të prodhohen dhe ndërtohen jashtë vendit dhe më pas të dorëzohen dhe montohen në vend.

InstaBuilt ka 4 produkte krysore, apo sic e theksojnë katër kalorës që po garojnë nëpër botë:

InstaBuilt Cube është zgjedhja me inovative volumetrike e krijuar nga InstaBuilt, ku një shtëpi realizohet përmes 2 kubeve dhe është e gatshme të montohet për 3 orë.

Stella Domo është zgjedhja me luksoze ku në bazë të emrit e quajnë si ylli i Instabuilt. Është produkt i cili mund të realizohet si shtëpi një dhomëshe, dy dhomëshe… e deri në katër dhomëshe.

Tiny Living janë shtëpitë të cilat janë të ndërtuara me panele si zgjedhje të shpejta për banim. Me një dizajn minimalist, materiale eco, efikasitet të lartë të energjisë të cilat lehtë transportohen kudo.

American Home janë shtëpi tipike të banimit tradiconale Amerikane, me përmasa më të mëdha për ndërtimin e komuniteteve. Po ashtu këto lloj shtëpi ndërtohen me panele

Instabuilt përpos këtyre produkteve të lartë përmendura ofron edhe zgjedhje të tjera të shumta si BathPods ndryshe të quajtura banjo modulare, Modular Garage të njohura si garazha modulare dhe të gjitha modelet e  parafabrikuara të panelizuara të cilat janë vetëm një nga zgjidhjet e shumta që mund të ndërtoni gjithçka, duke filluar nga shtëpitë e vogla deri tek ndërtesat e larta.

Transporti organizohet dhe dorëzohet përmes ekipit dhe partnerëve strategjikë, duke përdorur transportin rrugor, ujor ose hekurudhor. Të gjitha njësitë arrijnë destinacionin e tyre të paprekur brenda afatit kohor të rënë dakord. Ky proces ndodh pasi të ndërtohet shtëpia juaj dhe çdo modul ngarkohet në kamionin e vet.

Bashkë me përvojën shumëvjeçare dhe teknologjinë e fundit, InstaBuilt po i përgjigjet kërkesës globale për banim dhe jetësë për të ndërtuar lagje të së ardhmes.

Përmes procesit inxhinierik, InstaBuilt e zhvendos kërkesën tuaj për të përfunduar përmes projektimit dizajnues, fabrikimit, transportit dhe montimit.

InstaBuilt me qëllim që të rris funksionin e shtëpisë suaj duke e bërë atë një hapësirë të bukur të projektuar mirë dhe duke ndërtuar komunitete në mbarë botën përmes inovacioneve që i ka realizuar dhe teknologjisë së përparuar, makinerive të automatizuara, linjave të standardizuara që do të ulin koston dhe të ruajnë cilësinë për kërkesën globale.

Edhe një herë ju rikujtojmë se Insta Built bashkëpunon posaçërisht me diasporën shqiptare në Evropë dhe mbarë botën, me një fjalë është shpresa e vendit tonë që e kthen Kosovën në fuqi eksportuese në Evropë dhe Amerikë.

Lexo edhe

Video

error: