Insigne duke e konsideruar kalimin në Ligën Amerikane

Insigne duke e konsideruar kalimin në Ligën Amerikane

Skuadra nga Liga e Amerikës (MLS) Toronto ka shprehur interesim tejet serioz për yllin e Napolit Lorenzo Insigne, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Toronto dëshiron me çdo kusht të transferojë Insignen, ku marrëveshja zyrtare është diskutuar edhe me kampin e sulmuesit italian, përcjell KosovaPress.


Raportohet se Toronto i ka ofruar Insignes një kontratë pesë vjeçare, në të cilën përfshihet paga prej 11,5 milionë eurosh në vit, plus 4,5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Insigne është duke e konsideruar seriozisht këtë ofertë, dhe këtë afat kalimtar të transferimeve në janar mund të fillojë një aventurë të re në MLS.

Që prej kalimit nga skuadra e Pescaras te Napoli, Lorenzo Insigne ka arritur të bëjë 415 paraqitje për napolitanët, duke regjistruar 114 gola dhe 91 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video