Inflacioni në Turqi në nëntor ra për herë të parë në më shumë se një vit

Inflacioni në Turqi në nëntor ra për herë të parë në më shumë se një vit

Inflacioni vjetor i Turqisë u zbut lehtë në nëntor për herë të parë në më shumë se një vit, sipas të dhënave zyrtare sot, por mbetet pranë nivelit më të lartë në 24 vjet.

Në nëntor, çmimet e konsumit u rritën me 84.39 për qind nga viti në vit, krahasuar me 85.51 për qind në tetor, njoftoi Instituti i Statistikave Turke.

Norma mujore e inflacionit ishte 2.88 për qind në muajin nëntor, krahasuar me 3.51 për qind një muaj më parë.


Është hera e parë që inflacioni vjetor në Turqi është ulur që nga maji 2021.

“Siç e kemi paralajmëruar edhe më herët përmes mediave të ndryshme, kulmin e inflacionit e kemi lënë pas vetes dhe kemi hyrë në trend rënës, nëse nuk ka zhvillime të papritura globale”, njofton Ministria e Financave dhe Ministri i Financave, Nuredin Nebati në mesazhin e sotëm në Twitter.

Rritja më e lartë e çmimeve nga viti në vit në Turqi është shënuar në nëntor në sektorin e transportit, 107 për qind, i ndjekur nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 102.55 për qind, sipas të dhënave zyrtare.

Disa ekspertë vunë në pikëpyetje të dhënat e institutit shtetëror të inflacionit, me Grupin e Kërkimit të Inflacionit, i përbërë nga ekonomistë të pavarur, duke thënë se norma aktuale e inflacionit të nëntorit të Turqisë ishte 170.7 për qind.

Lexo edhe

Video