Inflacioni në Eurozonë u rrit në 9,1% në gusht

Inflacioni në Eurozonë u rrit në 9,1% në gusht

Inflacioni në Eurozonë arriti një nivel të lartë rekord në muajin gusht, sipas të dhënave përfundimtare nga “Eurostat”.

Inflacioni u rrit në 9,1% krahasuar me 8,9% në korrik. Norma e inflacionit ishte në përputhje me vlerësimin e publikuar më 31 gusht.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 4,3% në gusht krahasuar me 4% në korrik.


Krahasuar me muajin korrik, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0,6% në gusht. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 0,5%.

Inflacioni vjetor u ndikua kryesisht nga rritja prej 38,6% e çmimeve të energjisë dhe rritja me 10,6% e çmimeve të ushqimeve, alkoolit dhe duhanit.

Në të njëjtën kohë, çmimet e mallrave industriale jo-energjetike u rritën me 5,1% dhe kostoja e shërbimeve u rrit me 3,8%./ATSH-DPA/

Lexo edhe

Video