Inflacioni në eurozonë në nivel të ri historik
Lexohet për: 1 min.
eurozona-560x404
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sipas Eurostat, norma e inflacionit në eurozonë arriti një nivel të ri në mars, në 7,5 përqind nga viti në vit.

Kjo pasi lufta në Ukrainë ka përshpejtuar më tej rritjen e çmimeve të energjisë, raporton atsh.

Në shkurt, inflacioni arriti në 5,9 përqind për 19 vendet që kanë adoptuar monedhën e përbashkët, çka përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga zyra evropiane e statistikave që nga fillimi i këtij treguesi, në janar 1997.

Inflacioni ka arritur një nivel të ri historik çdo muaj që nga nëntori.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024