Inflacioni i tetorit në SHBA 6 për qind me bazë vjetore

Inflacioni i tetorit në SHBA 6 për qind me bazë vjetore

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve për konsum personal në Shtetet e Bashkuara u rritën në tetor me 0.3 për qind në baza mujore dhe në bazë vjetore me 6 për qind, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Norma mujore e rritjes së inflacionit në tetor është e njëjtë me muajin paraardhës, ndërkohë që norma vjetore është ulur nga niveli i shtatorit prej 6.3 për qind, raporton CNBC, duke vlerësuar se ky është një sinjal se rritja e çmimeve të paktën mund të stabilizohet.

Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë, u rrit me 0.2 për qind për muajin dhe me 5 për qind krahasuar me tetorin 2021. Normat e rritjes mujore dhe vjetore të inflacionit bazë u ngadalësuan në krahasim me shtatorin, kur qëndruan në 0.5 për qind dhe 5.2. për qind, respektivisht.


Departamenti i Tregtisë raportoi gjithashtu se pagat u rritën 0.7 për qind për muajin dhe se shpenzimet konsumatore u rritën me 0.8 për qind.

Një tjetër raport i veçantë i rëndësishëm tregoi se treguesi i ndjekur nga afër i aktivitetit prodhues në SHBA në nëntor regjistroi vlerat më të ulëta në dy vitet e gjysmë të fundit, shton CNBC.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit ishte 49 për qind, duke treguar nivelin e kërkesës së produktit të matur me vëllimin e aktivitetit të porositjes në më shumë se 300 fabrika në SHBA.

Ky tregues është 1,2 pikë përqindje nën nivelin e tetorit dhe më i ulëti që nga maji 2020, kur shpërtheu pandemia e COVID.

Lexo edhe

Video