Inflacioni gjatë nëntorit në eurozonë 4.9% – në Gjermani 6%

Inflacioni gjatë nëntorit në eurozonë 4.9% – në Gjermani 6%

Rritja e inflacionit në Eurozonë arrin në 4.9 për qind në nivel vjetor në nëntor të këtij viti, sipas vlerësimit të sotëm të Eurostat, zyrës statistikore të Bashkimit Evropian.

Çmimet e konsumit në bllokun monetar të 19 vendeve u përshpejtuan në nëntor nga një normë rritjeje vjetore prej 4.1 për qind në tetor, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Eurostat.


Sipas rezultateve të para, vlerësohet se çmimet e energjisë do të prijnë ndër komponentët e inflacionit me një rritje vjetore në nëntor prej 27.4 për qind (23.7% në tetor).

Sipas statistikave, çmimet e shërbimeve u rritën në nëntor me 2,7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar (2.1 për qind në tetor), mallrat industriale jo energjetike u rritën me 2,4 për qind (2 për qind në tetor), si dhe ushqimet, alkooli dhe duhani me 2.2 për qind (1.9% në tetor).

Nga vendet anëtare të eurozonës, norma më e lartë e inflacionit nga viti në vit pritet në nëntor nga Lituania (9.3%), e ndjekur nga Estonia (8.4%), Letonia (7.4%), Belgjika (7.1%), Luksemburgu (6.3%), dhe ekonomia më e madhe evropiane – Gjermania, me një rritje të çmimeve të konsumit prej 6 për qind.

Lexo edhe

Video