“Infermieria një zë për të udhëhequr. Investoni në infermierinë dhe respektonitë drejtat për të siguruar shëndetin global” Maji është muaji i Infermierisë!

“Infermieria një zë për të udhëhequr. Investoni në infermierinë dhe respektonitë drejtat për të siguruar shëndetin global” Maji është muaji i Infermierisë!

Për të shënuar këtë muaj, më 11 Maj, Departamenti i Infermierisë, Kolegji Heimerer organizoi një tryezë diskutimi. Festohet në botë çdo 12 maj, në përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale.

Tryeza bashkoi përfaqësues të SHSKUK, përfaqësues të OIK, drejtor infermieror, drejtor të spitaleve, kryeinfermiere të klinikave, mentor klinik, udhëheqës të sindikatës Infermierore, përfaqësues të shoqatave infermierore, përfaqesues te kryqit te kuq dhe student të cilët diskutuan rreth investimeve, ndryshimeve dhe problematikave që në kohet e fundit kanë qenë prezente në fushën e Infermierisë

Udhëzuesi ICN 7 vite me rradh përkthehet nga stafi i kolegjit Heimerer dhe publikohet në web faqen zyrtare të udhëzuesit të këshillit ndërkombëtar që gjithashtu mbështet hulumtimet e mëposhtme.

Gjatë tryezës së organizuar në diskutim u shpalosen disa të gjetura shkencore. Hulumtimet që mbështesin thirrjen për investime në edukimin e infermierëve tregojnë se:

  • Rezultatet më të mira shëndetësore për pacientët përfshijnë ulje të ndjeshme të vdekshmërisë. (Aiken et al. 2014, Wieczorek-Wojcik 2022).
  • Sa më shumë infermierë që përfundojnë një bachelor, aq më shumë ka gjasa që infermierët të vazhdojnë arsimin e mëtejshëm pasuniversitar (MSc) (Akademia Kombëtare e Mjekësisë 2021).
  • Cilësi dhe siguri e përmirësuar që çon në rezultate më të mira të pacientit (McHugh et al. 2016). Etj

Gjithashtu gjatë hulumtimeve janë gjetur disa dëshmi për investime të pakta në Infermieri si :

  • Normat e pagave të shumë vendeve për infermierët ose kanë mbetur të njejta ose janë ulur në terma realë (OECD 2021).
  • 90% e shoqatave kombëtare të infermierisë janë shumë të shqetësuara se ngarkesat e rënda të punës dhe burimet e pamjaftueshme, lodhja dhe stresi në lidhje me reagimin ndaj pandemisë janë shtytësit që rezultojnë në rritjen e numrit të infermierëve që kanë lënë profesionin (ICN 2021a).
  • Dendësia e infermierëve në vendet me të ardhura të ulëta është 9.1 infermierë për 10,000 banorë krahasuar me 107,7 për 10,000 banorë në vendet me ekonomi me të lartë (OBSH 2020a).

Dëshmi të tjera për investime të pakta në udhëheqjen infermierore si :


  • Gratë përbëjnë 70% të fuqisë punëtore shëndetësore globale, por vetëm 25% të roleve drejtuese (OBSH 2020b).
  • Provat janë të qarta se Infermierët me Master në praktikat e avancuar (APN) përmirësojnë qasjen në kujdes dhe ofrojnë kujdes shëndetësor të sigurt dhe efektiv si dhe rrisin kënaqësi ndaj shërbimeve infermierore nga ana e pacientëve.

Kolegji Heimerer përmes modelit Student-run Interdisciplinary Inovative Research Lab, przantoj edhe katër hulumtime ku gjetjet treguan që:

Tema: Dhuna tek profesionistëve shëndetësorë

  • Më tepër se 14% e respodentëve shqetësimin për dhunën e shprehën maksimal  në shkallën 10
  • Prevalenca e dhunës fizike që është ushtruar gjatë vitit të fundit të pandemisë ndaj punëtorëve shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është 6% dhe në 9.5 % te rasteve ishte dhunë fizike me armë. Në 95% të rasteve dhuna fizike ndodhi brenda institucionit shëndetësor por mbi 81% e respodenteve kishin marrë trajtim mjekësor si shkak i dhunës fizike që është ushtruar ndaj tyre ne vendin e punës 
  • Në 14% rasteve respodentët raportuan se është marrë veprim për hetimin e rastit të dhunës  fizike
  • Në 27% e respodentëve kishin raportuar për incident te dhunës ndaj tyre në vendin e punës 12 muajt e fundit   
  • Prevalenca e dhunës psikologjike që është ushtruar ndaj punëtoreve shëndetesor gjatë vitit të fundit në QKUK është 46.4 %
  • Prevalenca e ngacmimeve seksuale që është ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor në QKUK gjatë vitit të fundit të pandemisë është 3.3% dhe 38.5% e respodentëve që përjetuan ngacmime seksuale raportuan  se kan qenë më të shprehura para periudhës se pandemisë sesa tani .

Tema: Nivelet e ankthit dhe aftësitë e vendimmarrjes klinike të infermierëve

  • Nga analizimi i rezultateve shohim që në Kosovë infermierët që kanë ofruar shërbime për pacientët me Covid-19 kanë raportuar që kanë përjetuar stres, simptoma të ankthit dhe depresionit, infermierë të cilët kanë pasur nivele të larta të ankthit kanë treguar aftësi më të ulta të vendimmarrjes
  • Infermierët që kanë përjetuar stres për shkak të numrit të madh të pacientëve , mos informimit rreth pandemisë Covid-19, mos njohja e komplikimeve të virusit , frika e infektimit të tyre , frika e infektimit të familjarëve dhe të gjitha këto shkaktuan që këta infermier të kenë nivele të larta të stresit
  • Në hulumtimin tonë kemi dalë në përfundimin se infermierët që kanë ofruar kujdes gjatë pandemisë Covid-19 kanë raportuar nivele të larta të ankthit, kjo për arsye të frikës nga infektimi apo edhe për shkak që kanë qenë duke u përballur me një virus për të cilin nuk kanë pasur shumë informata se si duhet të ofrojnë kujdes për këta pacient dhe cilat janë komplikimet dhe pasojat e sëmundjes
  • Nga rezultatet e arritura mund të konkludojmë se infermierët që nuk kanë marrë mbeshtetje psikologjike kanë nivele më të larta të ankthit sesa infermierët që kanë marrë mbeshtetje psikologjike.

Tema: Puna në ndrrimet e natës dhe shëndeti mendor

  • Puntorët shëndetësor konfirmojnë që 66.5% e stafit raportojnë që ka mungesë stafi në vendin ku punojnë
  • Niveli i pagjumesisë ka ndikim negativ në distres të punetorëve shëndetësor në Kosovë për shkak të punës me ndrrimet e natës
  • Profesionistët shëndetësor që janë nëna të reja dhe punojnë me turne nate kanë nivel më të lartë të pagjumësisë, ankth dhe distres
  • Punëtorët shëndetësor të nivelit sekondar dhe terciar kanë nivel më të lartë të ankthit se sa punëtorët shëndetësor të nivelit primar që punojnë me turne

Kënaqshmëria me shërbime shëndetësore

  • Një studim që shqyrton kënaqësinë e pacientëve në institucionet e kujdesit parësor në 5 qytete të Kosovës.
    Studimi ka treguar  nivele të larta të kënaqësisë së pacientëve me cilësinë e kujdesit, me variacion midis qyteteve, por pa dallim mes kënaqësisë së pacientëve meshkuj dhe femra me trajtimin e tyre.
  • Më shumë kërkime mund të jenë të dobishme për të ekzaminuar shërbime të tjera shëndetësore dhe për të kuptuar se cilët faktorë çojnë në një përvojë kaq pozitive midis pacientëve.

Rekmonadohet mbështetje psikologjike e profesionstëve shëndetësorë, mbështetje profesionale, ofrim i edukimit të vazhdueshëm, investim në kushtet e punës, rrespektim i etikës profesionale dhe legjislacionit. E gjithë kjo për të rrit cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të kujdesit po ashtu për të rrit mirqenien e profesionistëve shëndetësorë.

Lexo edhe

Video