Infermierët me një sërë kërkesash për presidenten Osmani

Infermierët me një sërë kërkesash për presidenten Osmani

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve ka pritur sot një delegacion të Shoqatës sindikale të tyre.


Siç bëhet e ditur përmes kumtesës nga Zyra e Presidencës, përfaqësues të kësaj Sindikate kanë njoftuar Presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

 Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova. 

 Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë, dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

Lexo edhe

Video

error: