Infermierët dhe mamitë “dorëzojnë” mantelet: Ndërrimin e natës ta mbajë Kabinetit Qeveritar

Infermierët dhe mamitë “dorëzojnë” mantelet: Ndërrimin e natës ta mbajë Kabinetit Qeveritar

Duke i respektuar rekomandimet për mbajtje të maskës dhe distancës, infermierët dhe mamitë kanë protestuar para qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar që të rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro sa është në 36 euro.

Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë tha se në këtë kohë pandemie po kërkojnë që qeveria e Kosovës ta kthejë kokën dhe me prioritet t’i trajtojnë kërkesat e këtij komuniteti shëndetësor.

Havolli tha se infermierët dhe mamitë që janë në vijë të parë të frontit me pacientët që janë të prekur me COVID19 po kërkojnë që pagesa e ndërrimit të natës të dyfishohet.


“Kërkesat tona me kohë janë bërë të ditura nëpër institucionet relevante qoftë në SHSKUK, ministri të Shëndetësisë,  dhe tani jemi këtu për tu bërë thirrje edhe njëherë qeverisë së Republikës së Kosovës duke e marr parasysh që prioritet që secila qeveria në botë e ka pandeminë  dhe ne jemi një komunitet që duhet të trajtohemi si prioritet ja sot ja kurrë. Duke marr parasysh që komuniteti infermieror është vija e parë e frontit, ku takohet i pari dhe i fundit me pacientin. Prej një ndërrimi të natës i cili është 12 orë 11 orë është pranë pacientit duke ia dhënë ndihmën…07’12 Kërkesa jonë e drejtë dhe direkte ka qenë që nga 18 euro të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje të pagave sepse duke iu falënderua këtij organizimi sindikal dhe profesional ata  e kalkulojnë edhe gjendjen ekonomike edhe aspektin buxhetor të Kosovës nuk do merremi tani me rritje dhe paga”, theksoi ai.

E në këtë kohë pandemie u prek edhe stafi mjekësor dhe infermieror , por për këtë Havolli thotë se brenda në klinikat ku po trajtohen pacientët me koronavirus ka pajisje mbrojtëse.

“Masa mbrojtëse për ato klinika ku direkt është ekspozimi me këta kemi pasur mjaftueshëm deri sot, besoj që ato do jenë edhe tash e tutje”, u shpreh Havolli.

Në mënyrë simbolike 18 infermierë që ishin pjesë e kësaj proteste i dorëzuan mantelet e bardha, të cilat i ofruan për kabinetin qeveritar për të mbajtur një ndërrim të natës.

Lexo edhe

Video

error: