Infektologu Ahmeti beson se s’do të ketë një valë të dytë me Covid-19

Infektologu Ahmeti beson se s’do të ketë një valë të dytë me Covid-19

Infektologu Salih Ahmeti nuk beson se do të ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë.

Sipas tij, nëse koronavirusi do të ndjekë rrjedhën natyrore të viruseve, nuk do të përballemi sërish me të.


“Po flitet për valën e dytë të mundshme në periudhën e vjeshtës për faktin se viruset me kohë humbin virulencën e tyre apo atë që ne e njohim si forcë të veprimit të tyre, si agresivitet të tyre. Faktori i dytë është se njerëzit megjithatë e fitojnë një imunitet kolektiv, një masë e caktuar ky imunitet është në nivele të ndryshme por çfarëdo varianti në të gjitha vendet ne do të kemi një imunitet të masës. Faktori i tretë është se ne qoftë në nivel vendor qoftë në nivel global i njohim pak a shumë sjelljet, nëse jo krejt, së paku sjelljet e tija klinike dhe epidemike. Besoj se muaj e ardhshëm ne do ta njohim edhe më mirë këtë virus dhe do të kemi përvoja që ne shumë më lehtë dhe shumë më mirë ta lokalizojmë në rast të shfaqjeve të tija. Personalisht, nuk mendoj se do të kemi ndonjë valë të dytë të shpërthimit të këtij virusi”, ka thënë Ahmeti për RTK-në.

Ai thotë se nuk dihet se kur koronavirusi do ta ketë fundin e tij në Kosovë.

“Virusi ende mbetet enigmatik në shumë aspekte të tjera  dhe me fol me data është bukur problem. Por nëse ky virus e përcjell një zhvillim natyror të viruseve të ngjashme me të, ne mund të kemi raste të rralla, raste sporadike edhe gjatë qershorit, ndoshta edhe muajt e tjerë, por unë mendoj së paku se nuk do të kemi ndonjë shfaqje kërcënuese të tij në raport me qytetarët”, tha Ahmeti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.