Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Infeksionet me koronavirus, ky është kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Infeksionet me koronavirus, ky është kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë.

Në zonën e kuqe janë 7 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.


Në zonën e verdhë janë 14 komuna:  Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtime, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaj, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Zona e kuqe përfshin mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh. Zona e verdhë deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh, ndërsa zona e gjelbër deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: