Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino e ka takuar në Francë presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin me të cilën së bashku kanë diskutuar edhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë, derisa ka thënë se ishte ndier i priveligjuar që është takuar me të parën e Republikës së Kosovës.
“Ishte privilegj të mirëpresim Presidenten e Republikës së ?? Kosovës, Dr Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris. Më parë kam pasur nderin të takoj Dr. Osmanin gjatë vizitës sime në vendin e saj të bukur në vitin 2022, dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar ato diskutime”, ka thënë i pari i FIFA-së.“Ne folëm sesi futbolli mund t'i bashkojë njerëzit dhe kemi parë planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre. Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së qeverisë në zhvillimin e futbollit për t'u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur sportin tonë të mrekullueshëm”, ka shkruar në rrjetet sociale Infantino.