Infantino për punëtorët e vdekur: FIFA nuk është polici

Infantino për punëtorët e vdekur: FIFA nuk është polici

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino aktualisht ndodhet në Los Anxhelos, ku mori pjesë në një panel diskutimi, gjatë të cilit iu përgjigj pyetjeve rreth kushteve të punëtorëve që punojnë në Katar në përgatitje për Kupën e Botës.

Në fakt, mediumi britanik Guardian ishte i pari që solli historinë se gjatë ndërtimit të stadiumit në Katar vdiqën mbi 6000 persona, të cilët erdhën si punëtorë sezonalë nga vendet e tjera të varfra aziatike.

Historia u përpunua më pas nga media të tjera, duke pyetur veten se në çfarë kushtesh punojnë këta njerëz dhe kush e lejon këtë në shekullin e 21-të.

Megjithatë, Infantino ka një pikëpamje të ndryshme për situatën.


“Harrohet se këto janë punë të vështira fizike. Megjithatë, kur i jep dikujt një punë, pavarësisht nga kushtet, i jep dinjitet dhe krenari. Kjo nuk është mëshirë. Nuk i ke dhënë asgjë askujt dhe i ke thënë: “Ja, po të jap këtë që të ndihem mirë, jo”, tha Infantino.

Zvicerani tha se për numrin e të vdekurve kishte dëgjuar vetëm në media dhe nga punonjësit vetëm në disa raste.

“Kam dëgjuar vetëm për disa të vdekur. Nuk e di pse i bie gjithçka FIFA-s, ne nuk jemi polici botërore që të merremi me këto gjera. Megjithatë, falë FIFA-s, 1.500.000 njerëz u angazhuan në biznes rreth përgatitjes së Kupës së Botës në Katar”, tha Infantino.

Kupa e Botës në Katar do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.

Lexo edhe

Video