Infantino ka një kërkesë për 32 kombëtaret pjesëmarrëse në “Katar 2022”

Infantino ka një kërkesë për 32 kombëtaret pjesëmarrëse në “Katar 2022”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka shkruar letër 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Infantino i ka nxitur kombëtaret pjesëmarrëse që ta lënë futbollin të jetë fokusi kryesorë në Katar, raporton KosovaPress.

Një lutje e pazakontë si për shoqatat e futbollit ashtu edhe për lojtarët për të vënë në një anë shqetësimet politike dhe të drejtave të njeriut gjatë kohëzgjatjes së turneut, komunikimi i Infantinos vjen vetëm dy javë para fillimit të këtij Botërori.


Në letrën e tij, Infantino tenton që të hedh poshtë shqetësimet mbi mbajtjen e turneut në Katar, duke thënë se ka shumë sfida dhe vështirë politike në të gjithë botën, por futbolli nuk duhet që të ketë një përgjigje për të gjithë.

Pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e tifozëve mysafirë, ai premtoi se të gjitha janë të mirëseardhur pa dallim origjine, të kaluarës së tyre, religjionit, gjinisë, orientimit seksual ose nacionalitetit.

Megjithatë, një numër i kombëtareve konkurruese janë ende në pritje që FIFA t’i përgjigjet një sërë apelesh në lidhje me turneun, duke përfshirë sigurimin e fondeve për të korrigjuar dëmin e përjetuar nga punëtorët migrantë në ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës.

Një përgjigje nga FIFA ende nuk ka ardhur për një skemë të tillë të miratuar nga Federata e Futbollit e Uellsit, Anglisë dhe Holandës, si dhe Federata e Futbollit të SHBA.

Lexo edhe

Video