India përdorë shtretër kartoni për shkak të numrit të madh të të infektuarve

India përdorë shtretër kartoni për shkak të numrit të madh të të infektuarve

India përdor mijëra shtretër të bërë nga kartoni në ambientet mjekësore të improvizuara ndërsa luftojnë me një numër të madh të rasteve të koronavirusit.

Shtretërit janë të papërshkueshëm nga uji dhe mund të përballojnë një ngarkesë deri në 300 kilogram, tha Vikram Davan, i cili së bashku me vëllain e tij dolën me dizajn ndërsa ishin në karantinë.

“Shtrati është kompakt, i lehtë dhe mund të prodhohet dhe montohet brenda pak minutash,” tha Davan.


Qeveria e Nju Delhi po vendos 10,000 shtretër në një qendër shpirtërore në periferi të qytetit që po shndërrohet në një qendër të dedikuar për virusin e koronës.

Mumbai, i cili ka një numër të madh të rasteve, gjithashtu përdor këta shtretër.

Vëllezërit Davan nuk zbuluan publikisht koston e prodhimit të çdo shtrati, por raportohet se kushton rreth dhjetë dollarë, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

error: