Edhe kryeministrit Hristjan Mickoski, por edhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, iu bë sot në konferencë për media pas takimit që patën, pyetja në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Të dy kryeministrat, thanë se u vjen keq për rastin që ka ndodhur, derisa kryeministri Mickoski, theksoi se herën tjetër, do të dalë vetë ta pret miqësisht, shkruan Alsat.
Kurti tha se padyshim që qishte përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, ndërsa theksoi se pret që rasti të zbardhet në tërësi.
“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës me 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje. Krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do te ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë rastin në tërësi”, theksoi Kurti./Alsat.mk/