Incidenti mbrëmë kundër Juventusit, Lukaku: Po përsëritet historia, liga të reagojë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas deklaratave të Interit, Juventusit dhe Serie A për atë që ndodhi në stadiumin “Allianz” mbrëmë ndaj Romelu Lukakut, tani ka reaguar vetë sulmuesi belg.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Lukaku i ka kushtuar disa rreshta asaj që ndodhi gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, raporton KosovaPress.

Lukaku, Handanovic dhe Cuadrado u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, pasi që kishte përplasje me lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” dhe “Nerazzurëve”.

Me një postim në rrjetet e tij sociale, Romelu Lukaku komentoi atë që ndodhi mbrëmjen e së martës, me rastin e ndeshjes së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.

“Historia përsëritet, e kalova në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2023. Shpresoj që liga të marrë masa këtë herë, sepse këtë ndeshje të bukur duhet ta shijojnë të gjithë...Faleminderit për mesazhet mbështetëse”, shkroi Romelu Lukaku.

https://www.instagram.com/p/CqpuClDthj6/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024