Incidenti, Kurti e Rizvanolli nesër vizitojnë ndërmarrjen Trepça

Incidenti, Kurti e Rizvanolli nesër vizitojnë ndërmarrjen Trepça

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli do të vizitojnë të mërkurën në orën 08:00 kombinatin Trepça në Mitrovicë.

Vizita vjen pas incidentit kur drejtori Enis Abdurrahmani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, janë sulmuar në vendin e tyre të punës nga disa persona, me ç’rast kanë marrë lëndime dhe janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës.


Enis Abdurrahmani, dje ka folur për sulmin ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë se të gjithë punëtorët që ta vazhdojnë punën, pasi që përzgjedhja e kryeshefit është e drejtë ekskluzive e Qeverisë së Kosovës dhe Bordit.

Personat e arrestuar lidhur me sulmin janë R.I., 50-vjeç, Sh.R., 40-vjeç dhe B.I.,37- vjeç. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale lëndim i lehtë trupor, sulm dhe pengim i personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Lexo edhe

Video

error: