Inaugurohet “Tech Park Prishtina”, Kurti: Investime për avancimin e teknologjisë
Lexohet për: 3 min.
prishtinaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot është inauguruar Qendra për zhvillimin e teknologjisë “Tech Park Prishtina” e  cila synon të ndikojë drejtpërdrejt në kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët,  dhe studentët e TIK-ut. Ky objekt me mbi katër mijë metra katrorë, është investim i Ministrisë së Ekonomisë.

Plani i "Tech Park Prishtina" është që të krijojë mbi 300 vende pune të kualifikuara, të strehojë më shumë se 60 kompani dhe startupe, të zhvillojë së paku pesë shërbime të specializuara për kompanitë TIK , dhe të krijojë dy laboratorë kërkim- zhvillimi për industrinë e TIK-ut.

Më ketë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ky investim është rezultat  i investimeve me mbi 1.2 milion euro, gjë e cila tregon interesimin  për tu avancuar në teknologjinë e TIK-ut.

Kurti tha se ky park do të jetë mundësi e talentëve për të lulëzuar. Ndërsa shtoi se edhe Bashkimi Evropian po mbështet parkun me pajisje të TIK-ut.

Ai tha se kërkesat për profesionistë të TIK-ut është në rritje me mbi 3500 studentë të interesuar në këtë fushë.

Po ashtu, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli  u shpreh se më në fund u realizua kërkesa e sektorit të TIK-ut për një objekt modern për të punuar.

Vizioni  kryesor është zhvillimi i këtij sektori, për cka tha se objekti ofron zyra, salla si dhe hapësira të ngrohta për punë dhe do të jetë në gjendje t’i përgjigjet kërkesave të tregut për punë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se do te vazhdojmë të mbështesim këtë inkubatorë për të mirat e dijes, jo vetëm të këtij sektori.

Ajo tha se synon mbështetjen e plotë nga ana ekonomike, duke ofruar edhe më shumë hapësira dhe përveç hapësirës që është sot 4000 metra katror, në finalizim janë edhe shumë hapësira tjera në qytete të Kosovës.

Edhe zëvendësja Zyrës së BE-së, Eva Palatova, shtoi se është e kënaqur që po përkrahin rininë e Kosovës dhe për këtë ajo tha se Bashkimi Evropian po investon në projekte të ndryshme të hulumtimeve teknologjike. Ajo tha se sa i përket kësaj iniciative, BE do të vazhdojnë të përkrahin dhe të krijojnë trajnime të ndryshme për Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024