Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork

Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork

Në pamundësi për të kremtuar së bashku ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në lagjen Bronx të Nju Jorkut, kryeministri Albin Kurti, ua ka dërguar një letër urimi organizatorëve të ngjarjes, të cilët i përgëzon  për punën e bërë për emërtimin e rrugës me emrin e heroit kombëtar.

Kurti në letrën e tij ka thënë se mërgata shqiptare në SHBA jeton në komunitet dhe kërkon të lërë gjurmët e saj në topografinë urbane të Nju Jorkut, andaj për të kujtuar identitetin shqiptar kërkon vendosjen e Skënderbeut dhe Fan Nolit si emra të rrugëve në Nju Jork.


“Përmes këtij urimi, më lejoni t’ju uroj përzemërsisht për angazhimin dhe punën që keni bërë për të realizuar këtë emërtim të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Aktualisht jam në Miçigan dhe më vjen keq që nuk mund të jem sot aty me juve, por me të gjithë bashkatdhetarët së bashku ju përshëndesim nga tubimi ynë këtu në Detroit. Edhe një herë, ju falënderoj për ftesën tuaj dhe mezi pres të bashkoheni në ngjarjet e ardhshme në Nju Jork”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inauguruar në Crescent Ave dhe Arthur Ave në Bronx.

Lexo edhe

Video