Inaugurohen zyrat e reja të Bankës Qendrore të Kosovës

Inaugurohen zyrat e reja të Bankës Qendrore të Kosovës

Sot është bërë inaugurimi i zyrave të reja të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), falë mbështetjes së Komunës së Prishtinës për dhënien e tyre në shfrytëzim për një periudhë afatgjate.

Guvernatori Fehmi Mehmeti ka thënë se BQK-ja po e shfrytëzon nga sot këtë objekt të komunës, i cili do të plotësojë nevojat e stafit. Ai tha se ka qenë të nevojshme këto zyra, pasi në vazhdimësi sektori financiar është në rritje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti edhe pse nuk tregoi për shumën e qirasë që do të paguajë BQK-ja, ai tha se ky objekt do të jetë në shërbim në një periudhë afatgjatë.  Ai tha se investimet e BQK-së në këtë objekt janë mbi gjysmë milion euro.


Pas pandemisë rreth 60 zyrtarë të BQK-së do të vendosen në zyrat e reja që gjenden ndërmjet objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor të “Hotel Grandit”.

 

Lexo edhe

Video

error: