Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS- Inaugurohen hapësirat e reja në kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë

PEDAKOS- Inaugurohen hapësirat e reja në kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë

Sot u përuruan hapësirat e reja të krijuara përmes projektit PEDAKOS në kopshtin e fëmijëve Shkronjat në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë Drejtoresha e kopshtit  Znj. Arbenita Basha, Përfaqësuesi i këshillit të prindërve  Znj. Flaka Hashani disa edukatorë të kopshtit, përfaqësuesit e RTM – Volontari nel Mondo, organizata që zbaton projektin, dhe fëmijët që e animuan hapësirën.

Ndërhyrja e kryer e ka pajisur kopshtin me një atelie sipas parimeve të Qasjes Reggio Emilia, përvojës dhe filozofisë edukative të zhvilluar në qytetin Reggio Emilia në Itali dhe të cilën projekti PEDAKOS po e bën të njohur në Kosovë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve parashkollore në vend. Hapësira e ateliesë është një mjedis që promovon njohuri dhe kreativitet, sugjeron pyetje dhe zgjon sugjerime, tek fëmijët dhe të rriturit. Kopshti gjithashtu u pajis me material për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme krijuese dhe edukative me fëmijët në atelie ku edhe edukatorët e saj po marrin pjesë në një kurs trajnimi mbi vlerat dhe praktikën e Qasjes Reggio Emilia.

‘’Shkronjat’’ është kopsht me bazë në komunitet, i themeluar në vitin 2016 nga prindërit e lagjes Arbëria dhe me mbështetjen e Komunës së Prishtinës.


Objekti i kopshtit ku vijojnë edukimin e hershëm 105 fëmijë të lagjes, është bashkëfinancim i Komisionit Evropian dhe Komunës së Prishtinës.

Drejtoresha e këtij kopshti u shpreh falënderuese për bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale të edukatoreve, projektimin dhe financimin e hapsirave të reja edukative nga të cilat përfitojnë fëmijët përgjatë zhvillimit dhe edukimit të tyre të hershëm.

Siq u përmend, kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të  Projektit PEDAKOS Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën Projektit PEDAKOS Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën  financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet  Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM  me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: