Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS: Inaugurohen hapësirat e reja në kopshtin “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj

PEDAKOS: Inaugurohen hapësirat e reja në kopshtin “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj

Me datë 23 Prill në oren 10:00 u zhvillua  ceremonia e inaugurimit të hapësirave të reja të Kopshtit “ARDHMËRIA JONË NË FERIZAJ ”, në prani të Përfaqësueses se Ministrisë Arsimit Znj. Labëri Luzha, Drejtorit Arsimit të Komunës Ferizaj, Z. Afrim Llabjani, Drejtoresha e kopshtit – Znj. Azemine Aliu dhe  përfaqësuesëve të organizatës – Volontari nel Mondo.

Ndërhyrja në kopshtin Ardhmëria Jonë në Ferzaj përfshiu projektimin dhe inventarizim e një Atelie, hapësriave të leximit dhe mensës së kopshtit. Me këtë aktivitet janë kualifikuar hapësiat e kopshtit me furnizim të inventarit të posaqem dhe materialeve shoqëruese adekuate dhe të përshtatshme për hapësira të Atelieve për grupmoshat e fëmijëve parashkollor.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS – Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën , financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë .

Përfaqësuesja e Ministrisë Arsimit Znj. Labëri Luzha thekson:Mashti ka nënshkruar marrëveshjen me RTM-në për të implementuar qasjen e re Reggio Emilia Aproach në Kosovë. Qasja Reggio Emilia është një qasje e re në Kosovë dhe përmes projektit PEDAKOS po e sjellim në kopshtet tona këtë qasje të rë dhe të njohur botërisht sepse ky është një moment ku kemi nevojë më shumë së kurr që të rrisim cilësinë në edukimin e hershëm dhe në të gjitha nivelet edukative arsimore“.


Drejtorit Arsimit të Komunës Ferizaj, Z. Afrim Llabjani, tha: „Në emër të Komunës së Ferizajit falederoj Iniciativen e projektit PEDAKOS duke theksuar që janë shumë mirënjohes që kopshti Ardhmërija jonë është përfitues sepse edhe komuna e Ferizajit ka për qellim ngritjen e cilësisë dhe pjesëmarrjës në edukim parashkollor. Urojmë që iniciativa tjera do të këtë në vazhdim për të bashkëpunuar në projekte tjera që synojnë të edukimit të hershëm”.

Drejtoresha e kopshtit Znj. Azemine Aliu, tha se: “Ky projekt ka një vlerë të madhe sepse përmes këtij projekti kopshti jonë do të nis hapat e parë të implementimit të Qasjes Reggio Emilia duke ju ofruar fëmijëve dhe prindërve një alternativë të re edukuese”. Gjithashtu përmes trajnimeve ky projekt ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të stafit tonë edukativ dhe teknik ku përmes takimeve të përbashkëta dhe trajnimeve është arritur edhe deri të idejimi i Atelies dhe hapësirave të reja edukuese te frymezuara në Reggio Emilia Aproach“

Valentina Zefi – Përfaqësuese e RTM në Kosovë – thekson: Kopshti Ardhmëria Jonë është një nga kopshtet përfituese të aktivitetit Ndërhyrje për rikualifikim të ambienteve edukative, që realizohet në 15 institucione parashkollore pilote në Kosovë, të kryera përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të ekspertëve italianë (pedagogjist, arkitekt, mësues). Ky aktivitet është paralel më shumë aktivitete tjera trajnuese që jane duke u realizuar me Reggio Children dhe Institucionet në kuader të saj, dhe kopshtet e Reggio Emilia-s.

Falë PEDAKOS, Bashkëpunimi Italian i siguron Kosovës një mundësi shkëmbimi unike me një nga qasjet e përsosura italiane e njohur botërisht në edukim që është: Qasja Reggio Emilia Reggio Emilia Approach .

Lexo edhe

Video

error: