Imri Ahmeti takohet me një delegacion të ProCredit Bankës në Kosovë

Imri Ahmeti takohet me një delegacion të ProCredit Bankës në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me Bekim Shabani, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit kanë pritur një delegacion nga ProCredit Banka në Kosovë të udhëhequr nga Visar Paçarada.

Temë diskutimi ishte ndërtimi i centralit solar për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet prej 3 MW.


Ahmeti ka shprehur gatishmërinë e tij institucionale që ky investim i rëndësishëm të realizohet, pasi që investime të tilla gjenerojnë vende të reja të punës dhe janë të mirëseardhura për Komunën e Lipjanit.

Po ashtu kryetari Ahmeti ka potencuar se edhe ky investim, i cili ka për qëllim prodhimin e energjisë së pastër dhe i cili ndikon në përmirësimin e mjedisit në përgjithësi, është projekt që lipjanasit do e mirëpresin.

Lexo edhe

Video

error: