Klubi i Futbollit Arbria nga Dorbraja e Madhe e Lipjanit ka hyrë në superligën e futbollit të Kosovës.
Kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Lipjanit, i cili ka uruar futbollistët e skuadrës dhe tifozët e saj, duke thënë se “Stuhia e kuqe”, simpatizantët besnikë të KF “Arbria” meritojnë një falënderim të veçantë.
Imri Ahmeti ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar KF “Arbria”, pas riaktivizimit të klubit në vitin 2014, për krijimin e kushteve edhe me stadium dhe ambiente tjera të nevojshme.
“Dobraja e ka dëshmuar që kur ka vullnet dhe mbështetje mund të arrihen synimet. Besoj sot nuk do të na gjykojnë pse filluam stadiumin në Dobrajë, sepse ky rezultat justifikon kundërshtarët e ndërtimit të stadiumin në Dobrajë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.