Imri Ahmeti ngushëllon familjet e minatorëve të vdekur në tragjedinë e Artanës

Imri Ahmeti ngushëllon familjet e minatorëve të vdekur në tragjedinë e Artanës

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjarëve të minatorëve Idriz Gërbeshi nga Prishtina dhe Haki Arifi nga Gllogovci i Lipjanit, të cilët kanë humbur jetën sot si pasojë e shembjes në minierën e Artanës.

“Më lejoni që në emër tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të dy punëtorëve të zellshëm. E nderuara familje Arifi e Gërbeshi, në këto momente mërzie gjeni forcën dhe durimin, pranoni me lehtësi dhimbjet.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe punën e tyre. Ngushëllime”, shkruan Ahmeti në Facebook.


Ndryshe, trupat e pajetë të dy minatorëve ende nuk janë nxjerrë nga horizonti i pestë i Minierës së Artanës, me gjithë përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.