Imri Ahmeti merr shumicën edhe të votave me kusht për Lipjan

Imri Ahmeti merr shumicën edhe të votave me kusht për Lipjan

Ka përfunduar numërimi në QNR i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale në Lipjan.


Imri Ahmeti ka marrë bindshëm më shumë vota nga kandidatët e tjerë. Sipas KQZ-së, kandidati i LDK-së, njëherësh kryetari aktual i Lipjanit ka marrë 165 vota. Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 92 vota, kandidati i PDK-së Hyzer RIzani 60 vota dhe Bashkim Budakova AAK nëntë vota.    

Ndryshe, Lipjani nuk do të shkojë në garën për balotazh pasi në raundin e parë Imri Ahmeti ka siguruar edhe një mandat të ri katërvjeçar, duke fituar 56.45 për qind të votave, duke lënë bindshëm mbrapa Adnan Rrustemin e Lëvizjes Vetëvendosje me 22.96 për qind.

Lexo edhe

Video

error: