Ilaçi i Alzheimerit-lecanemab konsiderohet si zbulim i rëndësishëm

Ilaçi i Alzheimerit-lecanemab konsiderohet si zbulim i rëndësishëm

Ilaçi lecanemab, që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e Alzheimer-it është konsideruar si i rëndësishëm.

Megjithatë, ilaçi lecanemab, ka vetëm një efekt të vogël dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të njerëzve është duke u diskutuar. Ilaçi funksionon në fazat e hershme të sëmundjes.

Lecanemab sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e njerëzve me Alzheimer.

Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes.


Lecanemab është një antitrup – si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret – që është krijuar për t’i thënë sistemit imunitar të pastrojë amyloid-in nga truri. Amyloid është një proteinë që grumbullohet së bashku në hapësirat midis neuroneve në tru dhe formon pllaka që janë një nga shenjat dalluese të Alzheimerit.

Testi ka përfshirë 1795 vullnetarë me Alzheimer në fazën e hershme. Ilaçi u është dhënë atyre çdo dy javë.

Rezultatet, të paraqitura në konferencën mbi sëmundjen e Alzheimerit në San Francisko dhe të botuara në New England Journal of Medicine, nuk janë kurë mrekullie. Sëmundja ka vazhduar t’u grabiste njerëzve fuqinë e trurit, por kjo rënie është ngadalësuar me rreth një të katërtën gjatë 18 muajve të trajtimit, shkruan BBC

Të dhënat tashmë po vlerësohen nga rregullatorët në SHBA, të cilët së shpejti do të vendosin nëse lecanemab mund të miratohet për përdorim më të gjerë. Krijuesit e tij- kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen – planifikojnë të aplikojë në vitin tjetër për miratim të ilaçit në vendet e tjera.

Video