IKShPK: Uji të vlohet para se të konsumohet

IKShPK: Uji të vlohet para se të konsumohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se, për shkak të rritjes së Turbullirës, 100-200 NTU në shumicën e resurseve sipërfaqësore, si rezultat i reshjeve të shtuara dhe prurjeve të mëdha nga zonat fushore si dhe shkarkimi i ujërave drenuese, edhe sot fabrikat e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të zvogëluar.

Në mostrat e grumbulluara sot në tërë vendin, analiza laboratorike fiziko-kimike rezulton me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara në të gjitha pikat e mostrimit. Parametrat e tjerë fiziko-kimik rezultojnë me oscilime varësisht nga vlerat e turbullirës.

Rekomandohen konsumatorët të vazhdojnë që uji para përdorimit të vlohet.

Njoftimi i plotë:

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

Për shkak të rritjes së Turbullirës, 100-200 NTU në shumicën e resurseve sipërfaqësore, si rezultat i reshjeve të shtuara dhe prurjeve të mëdha nga zonat fushore si dhe shkarkimi i ujërave drenuese, edhe sot fabrikat e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të zvogëluar.

Si pasojë e mungesës së ujit cilësor për trajtim, aktualisht gjendja është e njëjtë dhe pa furnizim me ujë – 24 orë,  vazhdojnë edhe sot në shumicën e Zonave të furnizimit në tërë vendin.

 Pritet që në orët e pasdites të ulet turbullira të paktën deri në 50 NTU me qëllim që të mundësohet trajtimi me kapacitet optimal për furnizim me ujë.

Në zonat me resurse nëntokësore edhe sot vazhdon monitorimi dhe ekipet kujdestare raportuan për gjendjen  dhe mbrojtjen e puseve nëntokësore. Gjendja e cilësisë së ujit është e mirë dhe e monitoruar me kujdes të shtuar duke rritur edhe ekipet kujdestare.

Në mostrat e grumbulluara sot në tërë vendin, analiza laboratorike fiziko-kimike rezulton me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara në të gjitha pikat e mostrimit. Parametrat e tjerë fiziko-kimik rezultojnë me oscilime varësisht nga vlerat e turbullirës.


Rezultatet laboratorike mikrobiologjike do të lexohen 24 orë pas mbjelljes së mostrave. Rekomandohen konsumatorët të vazhdojnë që uji para përdorimit të vlohet.

IKShPK / Qendra e ujit rekomandon të gjitha KRU-të:

mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve

sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike

riparimi dhe deblokimi i pusetave

sanimi i dëmtimeve në rrjetin shpërndarës

kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit

Zonat tjera të Furnizimit, të pa atakuara nga vërshimet, janë nën monitorim dhe cilësia e ujit në këto zona është e sigurtë. 

IKShPK / QU vazhdon me monitorim të ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.

Bashkëveprimi i IKShPK / QU dhe KRU-ve është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

Lexo edhe

Video