IKShPK thirrje për respektim të masave: “Delta” akoma e rrezikshme

IKShPK thirrje për respektim të masave: “Delta” akoma e rrezikshme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se situata epidiomologjike me COVID-19 vazhdon me rënie të rasteve të reja dhe po ashtu edhe me numrin e viktimave.

Përmes një shkrimi në Facebook, IKShPK megjithatë thotë se situata akoma është jostabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë.

Andaj rekomandojnë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Ky është statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim.

Rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

VAKSINOHUNI!

Lexo edhe

Video