IKSHP konfirmon rastet e reja me koronavirus në Kosovë

IKSHP konfirmon rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Nga data 8.02.2020 deri më 15.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 241 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitive.


Krahas 5 rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe katër raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: tre raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, më datë 14.03.2020.

Rasti tjetër është nga Komuna e Podujevës, i gjinisë mashkullore, me moshë 62-vjeç, i ardhur direkt nga Italia më 5.03.2020 nëpërmjet aeroportit “Adem Jashari”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Lexo edhe

error: