IKD për pensionet kontributdhënëse: Qeveria në kundërshtim me afatet e Kushtetueses
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se Qeveria, në kundërshtim me afatet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka vendosur për Projektligjin për Skemat Pensionale. Sipas IKD-së, në këtë mënyrë rrezikohen të drejtat e mijëra pensionistëve.

IKD ka shkruar se Gjykata ka urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që jo më larg se data 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

“Në të njëjtën kohë, këto dispozita do të shfuqizohen me 15 korrik 2023. Në rastin kur Qeveria nuk respekton këtë datë, do të jenë qytetarët ata që do të pësojnë më së shumti. Ata do të detyrohen të paguajnë avokatë për të ngritur padi në Gjykatat Themelore për të gëzuar të drejtën e pensionit kontributdhënës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se do të gjenerohen shpenzime procedurale, kjo situatë mund të dëmtojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Sipas IKD-së, Qeveria po tregohet e papërgjegjshme duke mos zbatuar kërkesat e plota që dalin nga aktgjykimi.

IKD kërkon që me rastin e miratimit të projektligjit në Qeveri, të respektohen standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut në konsultime publike me qytetarë dhe grupeve të interesit dhe më pas një projektligj i tillë të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që ky ligj të hyj në fuqi jo më vonë se data 15 korrik 2023.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 8 te Ligjit për skemat pensionale, sepse është përfunduar që në mënyrë diskriminuese përmes këtij neni mijëra qytetarë duke mos e përmbushur kriterin e përvojës prej 15 viteve pune para janarit të viti 1999, nuk e kanë gëzuar pensionin kontributdhënës, por vetëm atë të moshës.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024