Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

IKD: 14 kandidatë që fituan vota për deputetë, kanë aktakuza aktive

IKD: 14 kandidatë që fituan vota për deputetë, kanë aktakuza aktive

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, në vazhdën e kauzës për të ndërtuar institucione demokratike që përfaqësohen nga politikanë që nuk kanë probleme me ligjin, ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive.

Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë kandidatë. Prej tyre gjashtë kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidat akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidat akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidat akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidat për deputet, të cilët kanë marrë vota për t’u bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së  për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Në vazhdim, IKD paraqet integritetin e secilës listë zgjedhore të këtyre partive politike me të dhëna të detajuara.

  1. Integriteti i listës së deputeteve të LVV-së

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, nëntë (9) prej tyre kanë pasur aktakuza aktive dhe të gjithë kanë fituar mandatin e deputetit.


 Emri i kandidatit për deputetData e ngritjes së aktakuzësVepra penale në aktakuzëFaza procedurale
1Glauk Konjuca22.02.2016Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtarNë proces në shkallë të parë
2Arbërie Nagavci/Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtarNë proces në shkallë të parë
3Mimoza Kusari – Lila10.04.2020Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarNë proces në shkallë të parë
4Xhelal Svecla/Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëmNë proces në shkallë të parë
5Fitore Pacolli/Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtarNë proces në shkallë të parë
6Valon Ramadani/Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëmNë proces në shkallë të parë
7Jetmire Vrenezi20.12.2019Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarNë proces në shkallë të parë
8Drita Millaku/Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëmNë proces në shkallë të parë
9Sali ZybaRasti 1: / Rasti 2: 23.01.2017Rasti 1: Përdorim i armës; Rasti 2: “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ”Rasti 1 dhe 2: Në proces

Tabela 1: Deputet e zgjedhur të  VV-së me aktakuza aktive.

  • Integriteti i listës së deputeteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në  në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020, nga 110 kandidatë për deputetë që kishin garuar për deputet ishin tetë (8) kandidatë me aktakuza aktive, ndërsa tre (3) prej tyre sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kanë arritur të fitojnë mandatin  e deputetit.

 Emri i kandidatit për deputetData e ngritjes së aktakuzësVepra penale në aktakuzëFaza procedurale
  1Time Kadrijaj22.02.2016Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëveNë proces në shkallë të parë
 Pal Lekaj22.02.2016Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtarNë proces në shkallë të parë
    208.04.2016Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëveNë proces në shkallë të parë
 10.04.2016Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarNjë (1) vit e gjashtë (6) muaj burgim me kusht (Dënim i shkallës së parë)
      3Meliza Haradinaj26.03.2019Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiareNë proces – rigjykim

Tabela 1: Deputete zgjedhur të  AAK-së me aktakuza aktive.

  • Integriteti i listës së deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga 110 kandidatë për deputetë, kanë qenë pesë (5) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive, prej të cilëve, vetëm njeri prej tyre ka arritur që të zgjedhet deputet.

Kandidati për deputetData e ngritjes së aktakuzësVepra penale në aktakuzëFaza procedurale
Xhavit Haliti31.05.2019“Sulm”Në proces në shkallë të parë

Tabela 1: Deputetet e zgjedhur të  PDK-së me aktakuza aktive.

  • Integriteti i listës së deputeteve të Listës Serbe

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, është një (1) kandidat cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë.

Kandidati për deputetData e ngritjes së aktakuzësVepra penale në aktakuzëFaza proceduraleLloji i aktgjykimitData e vendosjesVendim i plotfuqishëm
Ivan Todosijeviq28.06.2019“Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”Aktgjykim i shkallës së parëDënues – Dy vite burgim efektiv05.12.2019Jo

Tabela 1: Deputetet e zgjedhur të  Listës Serbe-së me aktakuza aktive.

Lexo edhe

Video

error: