Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

IKD: Çdo të tretës vrasje në Kosovë nuk i dihet autori

IKD: Çdo të tretës vrasje në Kosovë nuk i dihet autori

Sipas hulumtimit të Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve” mungesa e profesionalizimit, mos kujdesi i duhur ndaj provave dhe mangësitë në aktakuza janë disa nga telashe që po ndikoj në zgjidhjen e rasteve të kësaj natyre.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, nga viti 2000 e deri në janar të vitit 2021 kanë ndodhur gjithsej 1,406 vrasje, 961 prej të cilave u dihet autori, ndërsa 445 vrasje janë të pazbardhura. Sipas këtyre të dhënave rreth çdo e treta vrasje që nga ndodhur nga viti 2000 në Kosovë, nuk është e zbardhur.

 Instituti Kosovar për Drejtësi në kudër të raportit  “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve” ka rekomanduar që të krijohen departamente të vecanta si në prokurori por edhe në gjyqësi për trajtimin e lëndëve të vrasjes.

Autorja e këtij hulumtimi, Justina Frrokaj tha se numrin më të madh të lëndëve të vrasjeve Policia e Kosovës dhe Prokuroria e kanë pranuar në vitin 2013, ndërsa këto dy institucione më së paku lëndë të kësaj natyre kanë pranuar në vitin 2019.

“Sa i përket rasteve nga Policia e Kosovës nga viti 2013 deri në vitin 2020 viti në të cilin Policia kishte pranuar më së shumti raste të vrasjeve ka qenë viti 2013, gjatë këtij viti tjetër më së pakti raste Policia ka pranuar në vitin 2019 gjithsej 23 raste  dhe në shumicën e këtyre rasteve ka parashtruar kallëzime penale por vit pas viti kemi evidentuar se në Policinë e Kosovës ka pasur raste të cilat kanë mbetur nën hetime. Sa i përket kësaj periudhe  për të cilën e kemi realizuar këtë raport nga viti 2013 deri në vitin 2020 numri më i madh i rasteve të cilat në fund të vitit kanë mbetur nën hetime është viti 2018 me gjithsej 7 raste të mbetura nën hetime. Prokurori i Shtetit nga viti 2013 deri në vitin 2019 ka pasur minimalisht 826 lëndë të vrasjeve në punë, ndërsa më së shumti lëndë të kësaj natyre ka pasur në vitin 2017, përafërsisht 147 lëndë. Sa i përket pranimit të lëndëve të reja më së shumti janë pranuar në vitin 2013 më së paku në vitin 2019. Më së shumti lëndë janë zgjidhur në vitin 2015 ndërsa niveli më i ulët i zgjidhjes së këtyre rëndëve ka qenë viti 2019 ku gjithsej janë zgjidhur 36 lëndë“, tha ajo.

Sipas këtij raporti gjykatat e Kosovës me raste e vrasjeve më së shumti kanë qenë të ngarkuara në vitin 2018.

“Sa i përket gjykimi të rasteve bazuar në statistikat zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kem gjetur  prej viti 2013 deri në vitin 2019 gjykata me raste e vrasjeve më së shumti kanë qenë të ngarkuara në vitin 2018, ndërsa më së paku punë kanë pasur në vitin 2019. Në fund të vitit 2019 në gjykata e Kosovës kanë mbetur të pazgjidhura 597 raste të vrasjeve. Kemi gjetur se deri në vitin 2019 ,931 lëndë të vrasjeve. IKD gjen se gjatë këtyre viteve Prokurori i Shtetit ka dështuar të provoj aktakuzën në 47 raste në të cilat është nxjerr aktgjykim lirues, ndërsa në 43 raste është nxjerr aktgjykim refuzues Si gjetje kryesore në këtë raport kemi edhe mungesën e profesionalizmit në trajtimin e këtyre  rasteve e cila mungesë rrjedhimisht reflekton edhe në ecurinë e procedurës penale “, tha Frrokaj.

Disa nga të gjeturat e këtij raporti për mënyrën e politikës së ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve janë mungesa e profesionalizimit në zgjidhjen e këtyre rasteve, mos kujdesi i duhur për provat, dhe mangësitë në aktakuza.


“Një problem tjetër që e kemi evidentuar në këtë raport edhe mangësitë në aktakuza kemi një rast të njohur si ‘Mati1’ ishte përkundër faktit se nga një krim I këtij niveli ishte tronditur opinionin publik pasi kishin mbetur të vdekur tre persona Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur vetëm një aktakuzë prej tri faqeve. Kjo aktakuzë ishte edhe tekstualisht e kuptueshme derisa nuk elaboronte për formën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, dhe emërimi i aktakuzës nuk ishte bërë siç duhet…11”33 Problematika që është gjetur në këtë raport është që ne kemi vërejtur mos kujdesi i duhur ndaj provave në procedurë penale kryesisht në rastet  e vrasjeve. Kjo është evidentuar në njërin prej tyre rasteve. Në njërin prej rasteve të monitoruara IKD  ka gjetur se arma me të cilën ishte kryera vepra penale ishte asgjësuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë 3 muaj para se kjo Prokurori të ngritë aktakuzën për këtë rast. Shkatërrimi i armës ishte bërë pa u kryer fare ekzaminimi laboratorik i forenzikës”, Frrokaj.

Ndonëse lëndët e natyrës së vrasjeve kanë prioritet IKD ka gjetur se efikasiteti nuk është as në nivelin minimal të kërkuar për shkak të shkeljeve të afateve ligjore.

Hulumtuesja e IKD-së, Gzime Hashani  tha se politika ndëshkimore vazhdon të jetë problematike. Ajo thotë se ky raport rekomandon krijimin e divizioneve të veçanta  në kuadër të sistemit gjyqësor dhe prokurorial me qëllim që të rritet efikasitet i zgjidhjes së këtyre lëndëve.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi në kuadër të këtij hulumtimi ka shtuar edhe çështjes e nevojës për krijimin e një divizioni të veçantë për trajtimin e veprave penale të vrasjeve, nevoja për reforma në sistemin e drejtësisë, të cilat reforma synojnë ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të këtij sistemi që janë pjesë e diskursit publik, politik, dhe juridik  dhe mbrojtja e jetës nga ana e shtetit nuk ka mundësi të pres një reformë ideale  por që e njëjta duhet të adresohet në mënyrë urgjente në mënyrë që  trajtimi i rasteve të vrasjeve pikërisht mbrojtjes së të drejtës në jetë të ketë efikasitet dhe efeketivitet..20;11 Sistemi Prokurorial nuk ka pas ide të qarta as në letër dhe as në praktik për zgjedhjen e rasteve që duhet të zgjedhën nga PSRP-ja pasi ne në praktik kemi pasur raste të ngjashme kur një rast është trajtuar nga Prokuroria Themelore e një rast tjetër nga Prokuroria Speciale. IKD si qëndrim parimor konsideron se mundësia e formimit të një trupe të veçantë në PSRK për trajtimin e veprave të vrasjeve të rënda dhe vrasjeve është krijimi i një divizioni në kuadër të departamentit të Krimit të Organizuar dhe krimeve të tjera në kompetencë të PSRK,. Krijimi i një trupe të veçantë do ndihmonte në zbardhjen e rasteve të cilat janë të pazbardhura”, tha Hashani.

Hashani tha se nga të dhënat e marra nga Policia e Kosovës mbi 31 përqind e rasteve të vrasjeve në Kosovë nuk dihet autori i kryerjes së asaj vepre penale.

“Bazuar në të dhënat i bie që 31.60 për qind e totalit të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë e deri më sot kryesit nuk janë të njohur, thënë më ndryshe i bie që përafërsisht çdo e treta vrasje në Kosovë e ka kryesin e panjohur. Në kuadër të vrasjeve të panjohura përfshihen edhe vrasjet e pasluftës ku shumica e viktimave kanë qenë anëtar të LDK dhe po ashtu edhe vrasja që ka ndodhur  më 15 qershor të viti 2014 të ish kandidatit për deputet nga PDK, Elvis Pista  ku për më shumë se 6 vite nga kryerja e kësaj vepre penale ende asnjë person nuk është vënë para drejtësisë“, theksoi ajo.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti ka vlerësuar të nevojshëm krijimin e divizionit që do merrej vetëm me rastet e vrasjeve. Madje sipas tij është e rrugës që në atë deparament të jenë të hetuesit pranë prokurorëve.

“Propozimi për departament apo për divizion është shumë e nevojshme nga puna në praktik e shohim se në kuadër të atij divizioni e shohim që edhe hetuesit të mund të përfshirë  e jo hetuesit të jenë në Polici e Prokurori të rri në Prokurori nëse bëhet kjo hetuesi duhet të jetë sa më afër prokurorit në mënyrë që të ketë rezultate sa më të mira. Në punën tonë kemi sfida tek këto raste sidomos kur dëmtohen provat në vendin e ngjarjes apo kur vrasja është kryer në mënyrë më profesionale edhe për Prokurorinë është më vështirë që t’i identifikoj dhe t’i marr të gjitha provat në mënyrë që i pandehuri të zbulohet dhe i njëjti të përgjigjet para gjykatës….Kemi pasur raste të vrasje në disa që i kam përfaqësues kur shumë vështirë e kam pas me gjet një rrethanë lehtësuese kur e sheh vrasësin që nuk ka një lloj pendese as më të voglën për veprën që e ka kryer “, tha Hamiti.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) për raportin hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve” ka trajtuar katër lloje të vrasjeve dhe ato janë vrasja, vrasje e rëndë, vrasja nga pakujdesia, vrasje nga tronditjet e forta.

Lexo edhe

Video

error: