Igor Simiq e dërgoi në spital pas sulmit Goran Rakiqin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

(I plotësuar) Deputeti Igor Simiq i ka ndihmuar dhe dërguar në spital ish-kryetarin e 'Listës serbe', tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, duke e shoqëruar pothuajse gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në spital.

Ndërsa, dy hetuesë të policisë i kanë shkuar në banesë Rakiqit duke i rekomanduar që të kthehet në spital dhe të bashkëpunojë në lidhje me rastin

“Të dyja këto kërkesa ai i ka refuzuar”, tha njëri nga burimet e KosovaPress-it.

......................

Sulmohet Goran Rakiq, bëhet për spital

Ish-kryetari i 'Listës serbe', tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë brutalisht nga disa persona që dyshohet të jenë të 'Civilna Zastita-s', bëjnë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës para hyrjes së banesës së tij në veri të Mitrovicës, ku dyshohet se personat kanë qenë duke e pritur.

"Njëri prej këtyre sulmuesve është Goran Vuceniq, vëllau i Vlladan Vuçeniq, të cilët njihen si pjesëtarë të Civilna Zastita-s, ndërsa ky i fundit akuzohet edhe për pjesëmarrje në grupin terrorist të Banjskës", kanë thënë burimet, duke shtuar se gjithçka ndërlidhet me një mosmarrëveshje rreth parave në mes të Millan Radojçiqit dhe Rakiqit.

Burimet më tej vazhdojnë se Rakiq menjëherë pas incidentit është dërguar në spital ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tani është liruar dhe ndodhet në banesën e tij.

Lexo po ashtu
Moti për vikend
"Rasti nuk është raportuar në polici dhe po tentohet të mbahet në fshehtësi", kanë thënë këto burime, duke shtuar se pas interesimit të hetuesve nga Policia e Kosovës për rastin, personeli i spitalit është detyruar megjithatë ta protokollojë rastin dhe ai tashmë figuron në librin spitalor.

KosovaPress-i ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje të mbrëmshme, mirëpo ai tha se policia nuk ka informacion për këtë rast.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024