Idrizi reagon për posterat: Tahiri po përdor gjuhë të urrejtjes gjatë gjithë fushatës

Idrizi reagon për posterat: Tahiri po përdor gjuhë të urrejtjes gjatë gjithë fushatës

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar për posterat që janë vendosur në tërë qytetin me motive nënçmuese.

Idrizi ka bërë të ditur se gjatë gjithë fushatës nga kundërshtari Xhafer Tahiri, është përdorur kjo gjuhë dhe se kjo më parë nuk ka qenë pjesë e kulturës dhe edukatës qytetare, por as e politikës së mirë.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Të dashur qytetarë,

Sot shumë prej jush kanë parë në vandalizimin e posterëve tanë dhe të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje!, nga ana kundërshtarëve politikë.


E dimë me saktësi se i kanë bërë ata, sepse këtë gjuhë të urrejtjes e ka përdorur gjatë gjithë fushatës z.Tahiri. Këta posterë janë të fushtës raciste të Xhafer Tahirit. Kjo asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesë e kulturës dhe edukatës tonë qytetare, por as e politikës së mirë.

Këto etikime të ulëta nuk do t’i shërbejnë në asnjë formë z.Tahirit, sepse me këtë veprim po shpërfaq urretje patologjike ndaj kundërkandidatëve të tjerë në Vushtrri dhe ndaj kolegëve tanë në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilët populli i ka zgjedhur qysh në raundin e parë.

Kryetari në shkuarje do të mbahet mend për tendencën e tij për ta instaluar gjuhën e urrejtjes, gjuhë kjo që nuk është përkrahur as nuk do të përkrahet kurr nga vushtrriasit, krejt çka mund të bëjë është kjo ngase zgjedhjet tashmë i ka humbur.

Z.Tahiri nuk duhet të fshihet pas këtyre vandalizmave politikë, ai duhet t’i përgjigjet ftesës sime për debat në sheshin kryesor te qytetit. Të gjithë vushtrriasit meritojnë të dinë drejt për programet tona dhe për aferat korruptive të tij, vartësve dhe të familjarëve të tij.

Qeverisja e mirë po kthehet dhe fitorja është vetëm disa ditë larg”.

#kryetaritëgjithëve

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.