Identifikohet një i dyshuar për raste të grabitjeve

Identifikohet një i dyshuar për raste të grabitjeve

Policia e Kosovës ka identifikuar njërin nga grabitësit e rasteve të fundit. Ai është Riad Sopjani, 19 vjeçar  për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste.


Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë  të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.